No document available.
Abstract :
[en] This study analyzes relations between the European Union (EU) and the Republic of Kosovo for the period between 2008 and 2022. On February 17, 2008, Kosovo declared its independence and became the newest state in Europe. Kosovo’s independence was quickly recognized by twenty-two of the twenty-seven EU member states. The EU is a strategic partner for Kosovo. All of Kosovo’s governments have declared EU membership as a state priority. However, even though Kosovo has chosen the path of EU membership as the only alternative, the EU is failing to have a unique policy towards the young state. The EU’s policy towards the Republic of Kosovo is ambiguous and ambivalent. On the one hand, the EU supports the accession of Kosovo to the common European project as shown by the entry into force of the Stabilization and Association Agreement (SAA), and on the other, it has not yet succeeded in convincing its five remaining member states to officially recognize the independence of Kosovo. Moreover, the case of non-liberalization of visas for Kosovo, even though all the requested criteria have been met, illustrates this European paradox. Thus, the EU has not kept its promises and commitments. The research question is: what factors have shaped the relations between the EU and the Republic of Kosovo? For this study, based on a qualitative approach, various written sources are used: scientific literature (books, book chapters, articles), official documents (declarations, speeches, resolutions, and press releases), reports and press articles.
[sq] Ky studim analizon marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Europian (BE) dhe Republikës së Kosovës për periudhën midis viteve 2008 dhe 2022. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe u bë shteti më i ri në Europë. Pavarësia e Kosovës u njoh shpejt nga njëzet e dy prej njëzet e shtatë shteteve anëtare të BE-së. BE-ja është një partner strategjik për Kosovën. Të gjitha qeveritë e Kosovës e kanë shpallur anëtarësimin në BE si prioritet shtetëror. Megjithatë, edhe pse Kosova ka zgjedhur rrugën e anëtarësimit në BE si alternativë të vetme, BE-ja po dështon të ketë një politikë unike ndaj shtetit të ri. Politika e BE-së ndaj Republikës së Kosovës është e paqartë dhe ambivalente. Nga njëra anë, BE-ja mbështet anëtarësimin e Kosovës në projektin e përbashkët europian siç tregohet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), dhe nga ana tjetër, ajo ende nuk ka arritur të bindë pesë shtetet anëtare të saj të mbetura të njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, rasti i mosliberalizimit të vizave për Kosovën, edhe pse të gjitha kriteret e kërkuara janë përmbushur, ilustron këtë paradoks europian. Kështu që BE-ja nuk i ka mbajtur premtimet dhe zotimet e saj. Pyetja e hulumtimit është: cilët faktorë i kanë formësuar marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Republikës së Kosovës? Për këtë studim, bazuar në një qasje cilësore, janë përdorur burime të ndryshme të shkruara: literaturë shkencore (libra, kapituj librash, artikuj), dokumente zyrtare (deklarata, fjalime, rezoluta dhe komunikata për shtyp), raporte dhe artikuj shtypi.